AktualitetBota+Të fundit

Tërmet në Japoninë Perëndimore

Të paktën tre veta humbën jetën dhe qindra të tjerë u plagosën nga një tërmet i fuqishëm që goditi të hënën Japoninë Perëndimore.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë tha se tërmeti me fuqi prej 6.1 shkallësh goditi në veri të qytetit Osaka, qyteti i dytë më i madh në vend, rreth orës 8 të mëngjesit sipas kohës lokale. Shërbimet e trenave u ndërprenë pas raportimeve për dëmtime në disa stacione.

Tërmeti shembi mure, ndërpreu furnizimet me ujë dhe shkaktoi zjarre nëpër ndërtesa.

Mediet japoneze thanë se një 9 vjeçare dhe një grua 80 vjeçe humbën jetën nën gërmadhat e mureve. Një burrë 84 vjeçar u zu nën një dollap librash në shtëpinë e tij.

Nuk pati paralajmërim për cunami pas tërmetit të së hënës, i cili goditi shtatë vjet pas një tërmeti masiv me fuqi prej 9.0 shkallësh dhe një cunami që la pas vetes mbi 1 mijë e 800 të vdekur dhe shkatërroi uzinën bërthamore të Fukushima në Japoninë veriperëndimore.

Kryeministri japonez, Shinzo Abe, tha se autoritetet po vlerësojnë dëmet dhe përparësi kryesore është siguria e banorëve.

Prefektura e Osakës, ka një popullsi prej 8.8 milionësh.

 

Fraksion.com