AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Ulje e re e taksave për biznesin e vogël dhe agroturizmin

Kryeministri  i vendit, Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të hëne, me paketën fiskale qershor 2018, duke thënë se garanton më shumë lehtësi për sipërmarrjen.

“Me këtë pasqyrë të uljes së re të taksave për biznesin e vogël, Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor dhe investimet në Agroturizëm apo në Energjinë Diellore, ju uroj një javë të mbarë”,shkruan Rama.

Ai publikon një video ku thuhet se, tatim fitimi për bizneset me të ardhura deri në 6 milionë lekë, ulet nga 15% në tre herë më pak.

Nënvizohet se 91% e sipërmarrjeve e kanë tatim fitimin 0% ose 5%.

Sektori energjetik në fushën e energjisë diellore, përjashtohet nga Tvsh për linjat teknologjike, makineri dhe pajisje.

Shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor do të përfitojnë rimbursimin e Tvsh në masën 20% dhe tatim fitimi do të reduktohet nga 15% në 5%.

Sipërmarrjet e licencuara në sektorin e agroturizmit, ulje të tatim fitimit nga 15% në 5%.

Uljen e Tvsh për shërbimet e akomodimit. Bëhet me dije se përjashtohen nga taksa në infrastrukturë e ndërtimeve të reja me qëllim agroturizmin.

 

Fraksion.com