Rama paralajmëron deputetët për “punësimet me SMS”: Bëni kujdes me qytetarët
Mbledhja e grupit parlamentar socialist ka përfunduar, dhe burime brenda selisë rozë bëjnë të ditur se kryeministri Edi Rama ka qenë mjaft i ashpër me deputetët e tij.
Kryeministri Rama u kërkon atyre të shpërndahen në zona sa më pranë qytetarëve të mos bëjnë punësime me SMS por të zgjidhin hallet e qytetarëve në terren.
Mos u merrni me punësime e SMS. Zgjedhjet në administratë duhet të bëhen përmes konkurseve. Lërini konkurset të funksionojnë. Shpërndahuni nëpër zona sa më pranë qytetareve. Ata kanë halle, pse nuk jeni pranë tyre? Bëni kujdes me qytetaret”, është shprehur Rama.
Ai ka theksuar se zgjedhjet në administratë duhet të bëhen përmes konkurseve, duke u kërkuar “lërini konkurset të funksionojnë”.
Fraksion.com