AktualitetBota+Të fundit

Përçarja në politikën gjermane është për shkak të emigrantëve

Udhëheqësja gjermane Angela Merkel po përballet me pengesa nga aleatët e saj politikë për praktikën e saj të dyerve të hapura për refugjatët.

Në vitin 2015, Merkel tha se Gjermania ishte e hapur për njerëzit që iknin nga luftërat dhe kërkonin jetë më të mirë.

Që atëherë, një milion azilkërkues janë pranuar në Gjermani.

Tani, Bashkimi Kristian Social i Konservatorëve (CSU), i cili ka qenë në aleancë me Kristian Demokratët e zonjës Merkel për dekada të tëra, kërkon që Gjermania të largojë disa refugjatë në kufirin e vendit.

CSU pritet t’i dorëzojë zonjës Merkel një ultimatum të hënën për të shtrënguar politikën e Gjermanisë për pranimin e emigrantëve, një lëvizje që mund të hidhte në krizë aleancën e tyre politike.

Angela Merkel dëshiron që Bashkimi Evropian të gjejë një zgjidhje për krizën e emigrantëve në takimin e BE-së më vonë këtë muaj.

BE po përpiqet të ndalë fluksin masiv të refugjatëve që kërkojnë jetë më të mirë.

Situata migruese e Evropës tërhoqi vëmendjen në mbarë botën javën e shkuar kur Italia dhe Malta refuzuan të lejonin një anije me qindra emigrantë të hynte në portet italiane

Spanja ndërhyri dhe i pranoi emigrantët.

Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez tha: “Është detyra jonë për të ndihmuar në shmangien e një katastrofe humanitare dhe të ofrojmë një port të sigurt për këta njerëz për të përmbushur detyrimet tona për të drejtat e njeriut”.

 

Fraksion.com