Pavlopulos: Zgjidhje e emrit dhe revizion kushtetues për anëtarësim të IRJM-së në NATO dhe BE
Zgjidhje të emrit që nuk do të përhapë irredentizëm dhe revizion kushtetues janë parakushtet për përparim të Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së, sipas presidentit grek, Prokopis Pavlopulos.
Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, edhe krahas marrëveshjes së nënshkruar dje, për Pavlopulos parakushtet për integrim evropian dhe euro-atlantik mbeten të njejta. Qëndrimet e veta, i përsëriti në takimin me kolegun e tij indian, Ram Hat Kovind.
“Parakusht për përparim lidhur me NATO-n dhe BE-në për ish-Republikën jugosllave të Maqedonisë është zgjidhja e emrit të këtij shteti. Meqenëse është e ditur se emri që sot e ka ky vend, emri kushtetues, përphapë irredentizëm. Duhet të zgjidhet çështja me emrin, kështu që ky emër të mos përhapë irredentizëm. Duhet të zgjidhet çështja me emrin, kështu që ky emër të mos përhapë irredentizëm. Ndërkaq që të ndodhë kjo, do të duhet të ketë revizion tëç Kushtetutës së tyre. Kjo është pranuar nga të gjithë dhe nga vetë shteti, siç del nga marrëveshja, që u nënshkrua dje në Prespë”, tha presidenti grek në fillim të takimit me presidentin e Indisë, i cili po qëndron për vizitë dyditëshe në Greqi.
Prokopis Pavlopulos përsëriti se Greqia synon drejt marrëdhënieve të mira miqësore dhe fqinjësore, e mbëhstetë intengrimin evropian dhe euro-atlantik të Maqedonisë, por vetëm nëse përmbushen kushtet e parashtruara dhe të kontraktuara./koha.mk
Fraksion.com