Kroacia, Daliç kthen në shtëpi sulmuesin e Milanit
Nikola Kaliniç i jep lamtumirën Botërorit përpara kohe. Do të jetë pikërisht trajneri kroat, i mirënjohuri Zlatko Daliç i cili ka drejtuar edhe Dinamon në Shqipëri, ai që do të njoftojë pasditen e kësaj të hëne përjashtimin për motive disiplinore të sulmuesit të Milanit.
Zhvillimet e fundit vijnë si pasojë e refuzimit të sulmuesit për të hyrë në fushën e lojës në fundin e ndeshjes mes Kroacisë dhe Nigerisë, të fituar prej kroatëve 2-0.
Konferenca për shtyp është parashikuar të mbahet në orën 16:15, aty ku Daliç pritet të konfirmojë se do ta vijojë Botërorin jo më me 23 futbollistë, por me një më pak.
Sipas asaj që raportohet nga media kroate, trajneri donte ta aktivizonte Kaliniçin në 5 minutat e fundit të ndeshjes me Nigerinë, por sulmuesi i Milanit kishte refuzuar, duke u justifikuar me një problem në shpinë, gjë që nuk e ka bindur aspak trajnerin e Kroacisë./TCH
Fraksion.com