Holandë: Makina hyn mes turmës në koncertin e Bruno Mars, një i vdekur, 4 të plagosur
Një automjet është futur në mes të një turme me njerëz në Holandë duke vrarë një person dhe plagosur 4 të tjerë.
Ngjarja ndodhi në Landgraaf pas përfundimit të koncertit të këngëtarit Bruno Mars. Sipas mediave holandeze makina ishte e bardhë e ngjashme me një minibus.
Nuk dihen ende shkaqet e sulmit, ndërsa incidenti u regjistrua ne oren 4 te mengjesit.
Një ditë me parë një grua hyri me thikë në një supermarket dhe thirri “Allahu Ekbar” dhe plagosi dy persona në France.
Pak orë më vonë, në një festival në New Jersey, u plagosën 20 persona nga një sulm me armë, dhe vdiq një nga autorët e sulmit.
Fraksion.com