AktualitetPolitikëTë fundit

Debat në Komisionin e Ligjeve, Alibeaj: Ç’a bëhet me Agron Xhafajn sot? Manja: Dil e fol te selia e PD, këtu ka rregullore!

Mbledhja e sotme e Komisionit parlamentar të Ligjeve është shoqëruar me debate.

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka hedhur akuza në drejtim të Ministrisë së Drejtësisë dhe theksoi që shteti shqiptar është pa një këmbë, duke iu drejtuar kështu sistemit të drejtësisë dhe bllokimit të Gjykatës Kushtetuese.

Gjendjen e përshkruar të Shqipërisë ai e lidh me çeljen e negociatave dhe ndikimin që do të ketë ajo në notën e besimit që do të japë Bashkimi Europian.

“Unë besoj se është i rëndësishëm që një përfaqësues i qeverisë përballet me parlamentin, me deputetët, me përfaqësuesit e popullit, sigurisht jo si pelegrinazhi juaj. Jemi jo më larg se një javë nga ai momenti historik ku Europa do të japë notën e vlerësimit për shqiptarët, për çeljen e negociatave. Dhe kjo notë besimi ka të bëjë me luftën e kriminalitetit. Sa e kanë luftuar institucionet dhe sa është vullneti i qeverisë për ta luftuar në mënyrë serioze kriminalitetin. Nga ju kryetar dhe as nga sekretaria nuk ka një raport të shkruar, të përgatitur nga institucioni që ka ardhur për të raportuar”, tha Alibeaj.

Kreu i ligjeve, Ulsi Manja i kërkoi disa herë Alibeajt që të fliste jo jashtë teme, dhe nuk kanë munguar as rastet e tërheqjes së vëmendjes.

“Ke propozim konkret për procedurë. Rregullorja e ka 2 minuta për procedurë. Është 2 minuta për procedurë. Lexon rregulloren e Saliut ti. Ti do të flasësh deri kur të vijë ndeshja e orës 2. Të shtyni kohën në komision, të dilni që këtu në orën 2. Për ju, Shqipëria kampionat botëror është, sport. Ka një orë që e ke marrë fjalën. Përmbylle!”, iu drejtua Manja Alibeajt.

 

Fraksion.com