Arrestohet ish deputeti i Agimit te Arte në Greqi, Konstantinos Barbarousis
Arrestohet ish deputeti i Agimit te Arte në Greqi, Konstantinos Barbarousis.
Ai u arrestua tre ditë pasi prokuroria greke urdhëroi ndjekje penale për të me akuzën për tradhti të lartë ndaj atdheut.
Deputeti grek i Agimit të Artë, Konstandinos Barbarusis u arrestua nga njësia anti terror në një banese ku ishte fshehur, në verilindje të Athinës.
Barbarousis akuzohet për tradheti të lartë, pasi të premten bëri thirrje për grusht shteti, duke kërkuar që ushtria të arrestojë kryeministrin, presidentin dhe ministrin e Mbrojtjes.
Thirrja e tij është bërë gjatë një fjalimi me klithma urrejtjeje në Kuvend në ditën e dytë të diskutimeve për mocionin e mosbesimit që ka dorëzuar kreu i opozitës konservatore, Kyriakos Mitsotakis, ndaj qeverisë Tsipras në lidhje me marrëveshjen që ajo ka arritur me Shkupin për emrin e Maqedonisë.
Pas kësaj deklarate, ai u përjashtua nga grupi parlamentar i Agimit të Artë.
Fraksion.com