“Uashington post”: Trekëndëshi i Greqisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë, vend simbolik për nënshkrimin e marrëveshjes
Greqia dhe Maqedonia nënshkruan marrëveshje e cila nëse ratifikohet, do ta zgjidh kontestin me trdekadësh për emrin e Maqedonisë, publikoi sot “Uashington post”.
Gazeta thekson se trekëndëshi i cili i ndan Greqinë, Maqedoninë dhe Shqipërinë, fshati Psarades në Liqenin e Prespës nga ana greke, është vendi i cili është zgjedhur në mënyrë simbolike për nënshkrimin e marrëveshjes sipas së cilës fqinji verior i Greqisë do të emërohet në Maqedoninë e Veriut, njofton korrespondenti i MIA-s nga SHBA-ja.
“Liderët e dy vendeve treguan se ky hap e shënon fillimin e marrëdhënieve më të afërta dhe miqësore dhe është shembull për të gjithë popujt në Ballkan. Marrëveshja gjithashtu është mundësi që Maqedonia të bashkohet në NATO dhe në BE”, thekson gazeta.
Fraksion.com