AktualitetPolitikëTë fundit

Idrizit i largohen dy deputete: Kalojnë me PS

Reme Lala, deputetja e cila mori mandatin nga PDIU-ja në Dibër, kalon zyrtarisht me Partinë Socialiste. Por jo vetëm kaq.

Burime nga PS bëjnë të ditur se edhe Elena Xhina,  e zgjedhur në Elbasan nga partia e Shpëtim Idrizit, ka deklaruar bashkimin me PS.

Reme Lala dhe Elena Xhina i janë bashkuar Kryeministrit Edi Rama në Dibër, aty ku sot ishte njoftuar nisja e punimeve për Rrugën e Arbërit.

Vajza dibrane, Lala, mbajti një fjalim të gjatë në Peshkopi ku deklaroi se do i bashkohet ‘më të mirëve’, pra PS-së.

“Unë iu kam thënë dibranëve që unë nuk kam parti, partia ime është Dibra. Nuk bëhem pjesë e lojërave politike. Në këtë vit të parë kam mundur të shoh e të përjetoj shumë gjëra dhe kam kuptuar se nuk janë të gjithë njësoj si nga televizori. Unë dua të bashkohem me më të mirët, me Olta Xhaçkën dhe Lindita Nikollën. Dua të bashkohem me PS, se nuk jemi më të mirët, por më të mirë nuk kemi parë”, tha Lala.

Nga ana tjetër, Elena Xhina prej pak muajsh deputete e ka konfirmuar kalimin e saj po në një aktivitet. Xhina zëvendësoi Aqif Rakipin.

Edhe më parë qëndrimet e dy deputeteve kanë qenë në mbështetjet të vendimeve të partisë socialiste. Me kalimin e dy deputeteve në PS, grupin parlamentar i mazhorancës arrin në 76.

 

 

Fraksion.com