AktualitetRajoniTë fundit

Hristian Mickoski: VMRO-DPMNE nuk do ta mbështesë ndryshimin e Kushtetutës, me qëllim ndryshimin e emrit kushtetues

VMRO-DPMNE do të kundërshtojë me të gjitha mjetet demokratike dhe juridike të kapitullimit të cilin sot na e servuan dhe të gjitha përpjekjet për të degraduar sovranitetin e vendit tonë. VMRO-DPMNE nuk do të përkrah ndryshim të Kushtetutës, ndërsa me qëllim ndryshim të emrit kushtetues, tha lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski sot në marshin protestues në Manastir.

Para qytetarëve të Manastirit, anëtarëve të VMRO-DPMNE-së, anëtarëve të partive në koalicion dhe simpatizantëve të partisë në opozitë, Mickoski porositi se partia verën që vjen do t’ia kushtojë popullit me tubime të ndryshme të qytetarëve dhe takime ku siç tha do të shpallet e vërteta për Maqedoninë.

“Maqedoni është emri me të cilin njihemi dhe dallohemi nga të tjerët. Ai është kodi unë. Besoj në principe dhe vlera dhe nuk mund të jem asgjë ndryshe nga principet dhe vlerat e mia, ndërsa për gjithçka që tani i bëjnë Maqedonisë do të vijë dita kur do të përgjigjen para ligjeve dhe para popullit. VMRO-DPMNE dhe koalicioni do të vazhdojë të punojë dhe të ecë me popullin në Maqedoni. Së bashku do të kundërshtohemi ndaj të gjitha humbjeve, do të jemi në qytetet dhe fshatrat, lagjet dhe rrugët, kjo verë do të jetë verë për Maqedoninë, për Maqedoni të njerëzve të lirë”, theksoi Mickoski.

Në sheshin “Goce Dellçev” në Manastir, lideri i partisë opozitare VMRO-DPMNE, theksoi se ata në këtë kohë të rëndësishme historike, do të jenë zëri i qytetarëve të Maqedonisë.

Në marshin e sotëm protestues në Manastir, partia opozitare gjithashtu e shënoi ditën e themelimit, 28 vjetorin e VMRO-DPMNE-së./koha.mk

 

Fraksion.com