Hahn: Marrëveshja Greqi-Maqedoni e Veriut, një kompromis i mirë
“Duhej shumë kohë dhe shumë rrugë për të kaluar për të arritur në vendin ku ndodhemi sot”. Kështu u shpreh eurokomisioneri Johannes Hahn për marrëveshjen mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.
“Kjo është një ditë historike dhe mundësi për qytetarët e Maqedonisë Veriore që të marrin përgjigje pozitive për integrimet euro-atlantike. Në fund të ditës, të gjithë do të shohin se marrëveshja është një kompromis i mirë në të cilin gjithkush merr diçka”, tha komisionari i BE-së për Zgjerimin.
Ai këtë deklaratë e bëri pas nënshkrimit të marrëveshjes për zgjidhjen e kontestit të emrit në mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe partneritetit strategjik.
Fraksion.com