Daçiq thotë se është ‘ende herët’ për marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi
Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq po thotë se ende ka kohë deri te arritja e një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij, për momentin nuk mund të flitet për këtë temë, pasi ende ka kohë.
“Për momentin ende nuk jemi në atë fazë. Nuk mendoj se duhet të shkruhet diçka për ndonjë marrëveshje. Nëse dikus thotë se duhet të bëhet në gjashtë muajt e ardhshëm, atëherë ata mendojnë se ne do ta njohim Kosovën”, tha ministri serb, transmeton lajmi.net.
Daçiq nuk e përjashtoi zgjidhjen ndërmjet dy vendeve as sipas modelit të dy gjermanive.
Ai theksoi se presidenti Vuçiq po përballet me presioen të ndryshme në mënyrë që zgjidhja me Kosovën të bëhet sa më shpejt që është e mundur.
“Ekzistojnë presione që tema e Kosovës të përmbyllet”, theksoi Ivica Daçiq.
Në fund të koferencës për media ai vlerësoi se ndaj qeverisë aktuale, po bëhet një luftë special nga opozita e Serbisë./EO
Fraksion.com