Angelina Jolie viziton Mosulin e shkatërruar nga lufta, një vit pas çlirimit nga ISIS
Angelina Jolie vizitoi të shtunën Mosulin, Irak, për të rritur ndërgjegjësimin për situatën e tmerrshme humanitare që shqetëson qytetin pothuajse një vit pas çlirimit të tij nga ISIS.
Si e dërguara e posaçme e Agjencinë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, e njohur si UNHCR, Jolie vizitoi rrugët e bombarduara dhe u takua me familjet e zhvendosura që festonin ditën e dytë të Fitr Bajramit, festën myslimane që shënonte fundin e Ramazanit
Ajo shëtiti nëpër rrënojat e Mosulit të vjetër duke biseduar me banorët dhe dëgjoi nevojat e tyre. Ajo gjithashtu informoi për aktivitetet që duhen ndërmarrë për rindërtimin e këtij qyteti të Irakut.
“Ky është shkatërrimi më i keq që kam parë në të gjitha vitet e mia që kam punuar me UNHCR-në, njerëzit këtu kanë humbur gjithçka, shtëpitë e tyre janë shkatërruar, janë të varfër”, tha Jolie duke folur jashtë xhamisë së shkatërruar Grand-al-Nuri, sipas deklaratës të UNHCR.
Siç tha ajo, njerëzit në këtë pjesë të Irakut kanë humbur çdo gjë, u bënë të varfër, nuk kanë ilaçe për fëmijët në krahët e tyre. Pjesa më e madhe nuk kanë as ujë të pijshëm të pastër.
Jolie tha se njerëzit po përpiqen të rindërtojnë shtëpitë e tyre me ndihma të kufizuara. Ajo porositi se këta njerëz kanë nevojë për ndihmë dhe se stabiliteti i qytetit është i domosdoshëm për stabilitetin e mbarë Irakut dhe rajonit në të ardhmen.
Jolie ka vizituar më parë refugjatët të cilët ishin detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre nga sulmet e ISIS.
Jolie, aktore dhe regjisore, është e njohur për aktivizmin e saj ndërkombëtar. Ajo përfaqësoi UNHCR-në si ambasador i vullnetit të mirë nga viti 2001 në 2012, duke udhëtuar në dhjetra zona të konfliktit global për të avokuar për popullsinë e zhvendosur. Në prill 2012, ajo u emërua si i dërguar i posaçëm.
Fraksion.com