AktualitetBota+Të fundit

Zjarr i fuqishëm në shkollën e artit në Glasgo

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu mbrëmë në Shkollën Artistike Mackintosh në Glasgo të Skocisë.

Shërbimet e zjarrfikësve dhe të shpëtimit thanë se kishin marrë njoftim për zjarrin në orën 23 e 20 dhe se kanë vazhduar betejën me flakët deri në orët e para të ditës së sotme.

Nuk ka pasur njoftime për të lënduar, por zjarrfikësit thonë se flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Ndërtesa ku ndodhej shkolla konsiderohet si një ndër objektet më të rëndësishme arkitektonike të qytetit. Ndërtesa u projektua nga artisti dhe arkitekti skocez Charles Rennie Mackintosh mbi 100 vjet më parë dhe ka qenë nën restaurim me një kosto prej disa miliona dollarësh pas zjarrit që ra në maj 2014. Ndërtesa pritej të rihapej vitin e ardhshëm.

Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin mbrëmë.

 

Fraksion.com