AktualitetBota+Të fundit

Tetë të lënduar pranë qendrës së Moskës

Tetë vetë janë lënduar, ndër ta dy shtetas meksikanë, pasi një taksi u përplas me këmbësorët në një trotuar pranë Sheshit të Kuq në Moskë.

Policia ruse tha se shoferi i taksisë është ndaluar. Informacioni paraprak thotë se shoferit i doli nga kontrolli makina.

Rusia është vendi organizator i Botërorit 2018 dhe rrugët e kryeqytetit rus janë të mbushura me turistë të huaj. Aksidenti në rrugën Ilinka ndodhi rreth 200 m nga Sheshi i Kuq dhe qendra tregtare GUM, ku ka gjithmonë turistë.

Departamenti i shëndetësisë në Moskë tha se shtatë nga të plagosurit janë në gjendje të mirë, por njëri është në gjendje të rëndë.

Agjencia që ndjek aksidentet e trafikut në Moskë tha se shoferi është shtetas i Kirgistanit dhe i tha policisë se incidenti ishte aksidental.

 

Fraksion.com