Taksa, pas sezonit turistik. Formula për banorët e Kukësit dhe pakti me bizneset e Kosovës
Grupi ndërministror qeveritar dhe kompania koncesionare e rrugës Milot-Morinë kanë përmbyllur procesin e negociatave duke dalë me një formulë konkrete për tarifimin preferencial të banorëve të Qarkut të Kukësit, autobusëve të linjës dhe përdoruesve të shpeshtë.
Reduktimi i tarifës do të prekë gjithashtu edhe linjat e transportit publik, që kryejnë udhëtime nga dhe për në qytetin e Kukësit. Tarifa e tyre e kalimit do të jetë gjithashtu 100 lekë me TVSH për një kalim.
Kategoria e tretë përfituese e tarifave të lehtësuara është ajo e përdoruesve të shpeshtë të rrugës ku përfshihen qytetarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës, të cilët e përdorin aksin rrugor në mënyrë të vazhdueshme. Parimi i vendosur është ai i reduktimit të tarifës në varësi të numrit të udhëtimeve. Sa më shumë të udhëtosh aq më shumë përfiton nga ulja.
Pas bisedimeve të zhvilluara me përfaqësuesit e biznesit të Kosovës dhe Shqipërisë, duket se qeveria ka pranuar propozimin e tyre për të shtyrë rinisjen e zbatimit të tarifës në Rrugën e Kombit pas përfundimit të sezonit turistik. Është rënë dakort që kalimi me pagesë të nisë më 17 shtator.
Fatura për politikat lehtësuese do t’i kaloje buxhetit të shtetit, i cili për 30 vite do ti paguaj koncesionarit 48.5 milion euro.
Fraksion.com