SportTë fundit

Kupa e Botës: Fitorja e Francës, mes vështirësive dhe mbrojtjes

Franca mes vështirësive dhe mbrojtjes së hekurt australiane ia ka dalë që të triumfojë në këtë takim të vlefshëm të Grupit C me rezultatin 2-1. “Gjelat” zhvilluan një lojë mjaft tërheqëse, teksa krijuan shumë aksione dhe presing të vazhdueshëm, por nuk kanë qenë shumë premtues në finalizimet e aksioneve.

Franca ka fituar 2-1 ndaj Australisë në një ndeshje ku për të dy golat e “Gjelave” u desh ndërhyrja e teknologjisë.

Pas një pjese të parë 0-0, Griezmann fitoi një penallti që arbitri fillimisht nuk e akordoi. Më pas, e pa disa herë në monitor derisa vendosi që ndërhyrja e mbrojtësit australian duhej ndëshkuar me 11-metërsh dhe karton të verdhë.

Griezmann kaloi në avantazh Francën pasi shndërroi në gol penalltinë në minutën e 58. Por vetëm 4 minuta më vonë Umtiti i dhuroi penallti Australisë. Nga pika e bardhë barazoi rezultatin kapiteni Jedinak.

Vetëm klasi i Pogba i bashkuar me fatin bëri që Franca të shënonte golin e dytë, kur në minutën e 81 parabola e mesfushorit të Manchester United u përplas në traversë dhe kaloi për fare pak vijën fatale.

Edhe këtu ishte teknologjia që akordoi golin për francezët, që marrin tre pikë të vlefshme.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com