Kosovë: Milionerët e Listës Serbe
Me mijëra euro i kanë nëpër banka të ndryshme, deputetët e zyrtarë të Listës Serbe që veprojnë në Kosovë, por që urdhra marrin vetëm nga Beogradi.
Kjo vërehet në deklarimin e pasurisë që ata e kanë bërë për vitin që kemi lënë pas.
Veç parave për të cilat nuk dihet prejardhja, zyrtarë të Listës Serbe kanë edhe vetura, banesa e prona të tjera, shkruan lajmi.net.
Më i pasuri nga partia serbe po del të jetë Slavko Simiq. Ai i ka të kursyera në bankë hiç më pak se 53 mijë euro.
Veç kësaj ai posedon edhe vetura dhe pasuri tjetër të paluajtshme.
Më keq nuk qëndron as kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq. Edhe ky ka në bankë të siguruara mbi 50 mijë euro të cilat i ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion.
Rakiq njëherësh është edhe kryetar i Listës Serbe, parti kjo që në Parlament ka 10 deputetë.
Shuma të majme parash ka nëpër banka edhe ministri për Kthim dhe Komunitete, njëherësh zv/kryeministri i Kosovës, Dalibor Jevtiq.
40 Mijë euro ky i fundit i ka në bankë, kurse gjithashtu është shofer i një veture mbi 10 mijë euro.
Shuma të mëdha në bankë ka edhe Igor Simiq, por që i njëjti posedon para të llojit denar. Të tilla ai i ka deklaruar 30 mijë.
Më keq nuk qëndrojnë as deputët e tjerë të Listës Serbe, dhe zyrtarët që mbajnë pozita në qeveri, qofshin ministra apo zv/ministra.
Kjo parti ëshë direkt e varur nga Beogradi, dhe në shumë tema ka qenë pengesë për realizimin e shumë procesve në vend.
Lista Serbe zytarisht është larguar nga koaliconi qeverisës pas arrestimit të Gjuriqit, por ministrat e kësaj partie po vazhdojnë të dalin në zyrë dhe të marrin paga.
Fraksion.com