AktualitetBota+Të fundit

Frika nga mbifurnizimi shkakton ulje në çmimin e naftës së papërpunuar

 Çmimi i naftës së papërpunuar ka zbritur për katër për qind të premten vonë, nga shkaku i shqetësimeve për mbifurnizimin e tregut global të naftës i cili mund të ndodhë nëse Arabia Saudite dhe Rusia vendosin javën e ardheshme në mbledhjen e OPEC-ut sërish të rrisin prodhimin, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas mbylljes së tregut të enjten me një çmim prej 75.94 dollarë për fuçi, nafta e papqërpunuar Brent një ditë më vonë zbriti 73.07 dollarë për fuçi, një ulje me 3.8 për qind.

Edhe nafta amerikane Ëest Texas Intermediate (ËTI) ka regjistruar ulje të çmimit, më saktësisht nga 66.89 dollarë për fuçi në 64.29 dollarë, që është një ulje me 3.9 për qind.

Më 22 qershor, OPEC-u do të mbajë takimin e gjysëmvjetorit, në të cilin sipas disa ekspertëve, gjiganti prodhues, Arabia Saudite, mund të nxisë një masë për rritje të nivelit të prodhimit të saj.

Analistët janë të mendimit se nëse një veprim i tillë përkrahet nga Rusia, kjo mund të rezultojë me një mbifurnizim të tregut global të naftës, dhe si rrjedhojë uljen e çmimeve.

Më 1 dhjetor, organizata e Shteteve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe shtetet prodhuese të naftës që nuk janë pjesë e OPEC-ut, arritën një marrëveshje për të zgjatur afatin e kufizimit të prodhimit edhe për nëntë muaj të tjerë, përfundimisht me dhjetorin e vitit 2018.

Gjatë takimit të 173-të të rregullt të OPEC-ut, organizata në fjalë dhe shtetet tjera të kryesuara nga Rusia vendosën të zgjasin marrëveshjen e cila parasheh që deri në fund të vitit 2018, prodhimit ditor të naftës së papërpunuar t’i shtohen edhe 1.8 milion fuçi në ditë.

 

Fraksion.com