Çfarë e pret Messin. Islandezët “pushtojnë” stadiumin e Spartakut
Islanda do të debutojë në Botëror ndaj Argjentinës në orën 15:00 dhe ka menduar menjëherë të frikësojë Messin.
Qindra tifozë kanë rrethuar stadiumin e Spartakut ku do të luhet ndeshja dhe kanë kryer ritualin e duartrokitjes vikinge.
Për Islandën është pjesëmarrja e parë në fazën finale të një Botërori dhe e dyta në një ngjarje të madhe futbollistike pas Euro 2016.
Fraksion.com