Llava e vullkanit Kilauea rrjedh pa pambarim
Një video lëshuar nga Instituti amerikan për Studime Gjeologjike tregon një rrjedhje të qëndrueshme të lavës në Ishullin e Madh të Havait, e cila më pas i drejtohet oqeanit, shkruan Zëri i Amerikës.
Instituti e përshkruan lavën, që rrjedh nga një e çarë e vullkanit, si “pambarim” dhe kanalin ku ajo kalon si “të mbushur plot”.
Sipas të dhënave të fundit të Observatorit Vullkanik të Havait, emetimi i gazit si pasojë e shpërthimit vazhdon të jetë shumë i lartë.
Zyrtarët po i lejojnë disa njerëz të kthehen në shtëpitë e tyre dhe e kanë ulur numrin e operacioneve të emergjencës ndërsa lava vazhdon të rrjedhë drejt oqeanit në një rrugë që nuk kërcënon zona të reja.
Që nga fillimi i muajit maj, lava e vullkanit Kilauea ka shkatërruar më shumë se 600 shtëpi.
Fraksion.com