PolitikëTë fundit

Hahn për kampin e refugjatëve: BE duhet të parandalojë që migrantët të mbyten në rajonin e Ballkanit

Komisioneri i BE, Johannes Hahn ka qenë i prerë në një intervistë për gazetën gjermane ‘Spigel’ ku ka folur për çështjen e refugjatëve.

Komisioneri i BE, Johannes Hahn ka qenë i prerë në një intervistë për gazetën gjermane ‘Spigel’ ku ka folur për çështjen e refugjatëve.

Ai është shprehur kundër ngritjes së kampeve të refugjatëve nga vendet që nuk janë pjesë e BE.

“Unë paralajmërova që në valën e parë në vitin 2015 që vendet në rajon që nuk janë anëtare të BE nuk mund të bëhen parking për refugjatët. Këtë qëndrim e mbaj edhe tani. E kuptoj se ideja e shmangies së problemit duke ia adresuar vendeve të tjera, është tërheqëse për politikanët, por kampe të tilla janë praktikisht të pakonceptueshme nëse nuk ekziston një ligj i përbashkët europian për azil. Sot kemi 28 ligje të ndryshme të azilit, kështu që azilkërkuesi duhet të jetë në gjendje të zgjedhë se cilin duhet të përdorë. BE duhet të parandalojë që migrantët të mbyten në rajonin e Ballkanit”, deklaroi Hahn.

Deklarata e Hahn vjen në një kohë kur Shqipëria mendohej se do të ishte një nga vendet pritëse për emigrantët, bazuar në deklaratën e pak ditëve më parë të kancelarit Sebastian Kurz.

Kryeministri danez Lars Lokke Rasmussen njoftoi në 5 Maj se qeveria e tij ishte në bisedime me Austrinë e cila do të marrë presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, si dhe me vende të tjera.

Ndërkohë kancelari austriak Kurz i pyetur nëse Shqipëria ishte opsion tha: “të shohim”.

Lidhur me këtë lajm, qeveria shqiptare ka mohuar kategorikisht se ka marrë një propozim të tillë apo ka pranuar të ngrihen kampe në vendin tonë.

Vetë kryeministri Rama i ka cilësuar lajmet e përhapura fantazmë.

 

Fraksion.com