Botërori i katërt me gol të Cristianos
Cristiano Ronaldo shënoi golin e tij të parë në këtë Botëror.
Sulmuesi portugez kaloi në avantazh kombëtaren e tij ndaj Spanjës që në minutën e katërt të ndeshjes, pasi shndërroi në gol një 11-metërsh të fituar vetë.
Në minutën e 44′, Cristiano shënoi edhe golin e dytë të Portugalisë, që kryeson pas përfundimit të pjesës së parë me rezultatin 2-1.
Ky është Botërori i katërt në të cilin Cristiano Ronaldo shënon gol.
Fraksion.com