Life StyleTë fundit

Turneu i Beyoncè dhe Jay-Z: Pse biletat jepen falas nëpër parkingje?

Për Beyoncé dhe Jay-Z,  turneu “On the run II”, të cilë janë protagonistë në skenë, në Britani të Madhe, koncerti nuk po shkon siç pritej nga një dyshe spektakolare si ata.

Vetëm 9 data kanë shitur të gjitha biletat, nga 46 të tilla në Europë dhe SHBA, ndaj organizatorët që kanë shpenzuar miliona për turneun, janë detyruar të ofrojnë bileta falas për të mbushur vendet e mbetura bosh.

Në rrjetet sociale fansat kanë nisur të komentojnë, shumë të çudiur nga fakti…..

Gjatë fundjavës në Glasgow, shumë prej atyre që prisnin për të hyrë në koncert, kanë thënë se kanë përfituar bileta falas, të tjerë kanë përfituar bileta për vende më të mira nga ato që kishin gjetur duke i blerë.

Në twitter, disa shkruajnë: “E dinin që biletat nuk do mund të shiteshin dot, ata kishin rregulluar tashmë perdet për të mbuluar boshllëkun”, të tjerë shkruajnë dhe tregojnë për vendet ku mund të shkosh për të gjetur bileta falas: “Nëse jeni afër Hampden Park (stadiumi i Glasgow), shkoni në parkingun qëndror, po japin bileta falas, që nuk janë shitur.”

Nga 51 në 475 paund ishte çmimi i biletës për të marrë pjesë në koncertin e dyshes ikonike.

Lajmi për shpërndarjen e biletave falas nuk pritej, duke patur parasysh që çifti më i pasur i Hollivudit, në 2017n e tejkalonte shumën e 1 miliardë dollarëve nga fitimet.

 

Fraksion.com