Life StyleTë fundit

Thirrja për ruset: Mos bëni dashuri me burra të huaj gjatë Botërorit

Shefja e Dumës ruse, Tamara Petleva, në një intervistë në Radion “Ju flet Moska”, ka paralajmëruar edhe një herë të gjitha bashkëkombëset e saj që të mos kryejnë marrëdhënie seksuale me të huaj gjatë Kampionatit Botëror që zhvillohet në Rusi, për të evituar kështu prishjen e familjeve apo mundësinë e rritjes së fëmijëve vetëm me një prind.

Ajo ka sjellë ndërmend Lojërat Olimpike të vitit 1980 që u zhvilluan në Moskë, ku pas tyre shumë nëna ruse mbetën me fëmijë dhe u detyruan që të mbanin një familje të cunguar.

“Duhet të kujdesemi për popullin tonë dhe kjo që po them nuk është diçka nacionaliste, por kështu duhet të jetë”, theksoi Petleva në intervistën e saj duke nënkuptuar që familjet ruse duhet të mbeten të shëndosha dhe brenda kombësisë.

Ndërkohë që përpara Kampionatit Botërorë, FIFA ka theksuar se nuk do të tolerohet asnjë shfaqe raciste të dukshme gjatë këtij kampionati botëror.

 

Fraksion.com