AktualitetTë fundit

Rusia i ndalon Era Istrefit performancën në Botëror?

Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi, pak javë më parë bëri publik lajmin që është pjesë e këngës së Kampionatit Botëror 2018. Ditën e sotme filloi zyrtarisht Botërori dhe u përfol gjatë se në hapjen e tij do të performohej kënga ‘Live it up’, e cila këndohet nga Era Istrefi, Nicky Jam dhe Will Smith.

Por sipas mediave një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe sot në hapjen zyrtare. Era nuk ka qenë e pranishme për të kënduar.

Nëna e saj Syzana Tahirsylaj, në një prononcim për mediat kosovare ka treguar, se Era do të performojë live në Rusi në mbylljen e Kampionatit dhe jo në hapjen e tij. “Era ka me qene ne finalen e Kampionatit, ka me performu ‘live’”, ka thënë ajo.

Vitin e kaluar, Era Istrefi ishte ndër artistet ndërkombëtare të ftuara në një prej organizimeve më të mëdha të muzikës në kontinent, festivali Europa Plus. Por, fatkeqësisht, nuk mundi të ngjitej në skenën e Moskës krah artistëve të tjera si Dua Lipa, Bebe Rexha, apo Arilena Ara, për shkak se nuk siguroi dot vizën.

 

Fraksion.com