Rama shtron Iftar : Vëllazëria fetare, dhuratë e paçmueshme që duhet mbrojtur si bekim
Kryeministri Edi Ram tha se bashkëjetesa fetare është një prej vlerave më të rëndësishme të vendit tonë.
Ai e theksoi këtë fakt në darkën tradicionale të iftarit.
“ Në Kuranin e shenjtë gjenden jo më pak se rreth 50 sinonime të fjalës dashuri. Një gjuhë si anglishtja nuk është kaq e pasur nga pikëpamja gjuhësore e nuancave. Ky është një aspekt vazhdimisht i lënë në harresë i fesë islame: Parimi i madh i dashurisë. Vëllazëria jonë qindravjeçare fetare është ndoshta bekimi më i madh që historia, pasi na rrahu me vajin e sprovave e me uthullën e zhgënjimeve, na la si melhem për plagët e gjithfarshme të bashkëjetesës jo të lehtë ndërshqiptare.”
Por Rama u kujdes të përmendte edhe aspektin negativ të përdorimit të fesë nga ekstremistët, duke shtuar se tashmë ISIS po vdes.
” Urrejtja dhe përdhosja e islamit po u kërcënon endrrën e jetësuar të lirisë dhe demokracisë, duke zgjeruar radhët ende të ngushta, por jo më fatkeqësisht të padukshme të islamofobëve dritë shkurtër dhe mendje zbrazuar. Ky është një alarm që mbërrin deri këtu mes nesh, ku islami i së ardhmes paqësore dhe i përputhur me vlerat e të jetuarit sëbashku ekziston si një dhuratë që duhet mbrojtur e trashguar si një amanet i shenjtë. Duhet mbrojtur njëkohësisht me të njëjtën forcë nga vandalët e errësirës kur ngjizet fryma shkatërruese e radikalizmit islamik dhe nga vandalizimi i injorancës së shoqërisë së konsumit dhe i politikës së konsumit. Duhet mbrojtur siç thonë dy urdhërësat: Hiq dorë nga dhuna në islam dhe lexo. Çka ISIS i ofronte idhëtarëve të tij ishte vuajtje dhe vdekje, ISIS po vdes dhe vetë më në fund, por mbetet i gjallë dhe i fortë mesazhi i qartësisë së akullt kriminale të godasim në përcmim të jetë në cdo vend dhe në cdo kohë. Fryma shkatërruese e asaj mortje i tregoi sy hapurve se dhuna në islam nuk bën dallim mes kishave, singaogave dhe xhamive.”
Kreu i qeverisë bëri një paralelizëm mes realitetit shpeshherë problematik të besimeve në hapësirën euroiane dhe bashkëjetesës paqësore mes besimeve në Shqipëri.
“: Partnerëve tanë, sidomos atyre europianë, ndër hapësirat e begata ku ata jetojnë mbi vlera e parime lavdiplota, urrejtja dhe përdhosja e islamit, po u kërcënon ëndrrën e jetësuar të lirisë e të demokracisë, duke zgjeruar radhët ende të ngushta po jo më të padukshme të islamofobëve dritëshkurtër e mendjezbrazur. Ky është një alarm që mbërrin deri këtu, mes nesh, ku islami i së ardhmes paqësore dhe i përputhur me vlerat e të jetuarit së bashku, ekziston si një dhurate që duhet mbrojtur e trashëguar si një amanet i shenjtë.”
Në darkën tradicionale të iftarit shtruar nga kryeministri ishin të ftuar klerikë të lartë myslimanë, përfaqësues të institucioneve por edhe besimtarë të thjeshtë.
Fraksion.com