“Rama i çoi mesazh Europës, ja pse e pëlqen Erdoganin”
Ish-aleati i Partisë Socialiste Paskal Milo, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama për bashkëpunimin mes qeverisë shqiptare dhe presidentit turk Erdogan.
Milo tregoi edhe arsyet se pse sipas tij shefi i qeverisë e simpatizon presidentin turk.
“Për Po dhe Jo që ja atribuon Erdoganit mund të them që Rama i pëlqen liderët e fortë, ndaj e pëlqen Erdoganin pikërisht për këtë gjë.
I pëlqen liderat që vendosin për Po dhe mbetet Po. Ky është një lloj lideri i fortë që Rama i pëlqen. Rama e ka për vendosmërinë që ka Erdogani për t’ju shkuar punëve deri në fund.
Rama kërkon që t’i dërgojë një mesazh Europës. Ai i ka thënë Europës që nëse nuk do të na hapni dritën jeshile, ne do shikojmë mundësinë për të bashkëpunuar me vendet e tjera”, tha Milo./javanews
Fraksion.com