AktualitetTë fundit

Prokurori Gentian Ternova në sitën e vettingut, ILDKPI: Ka bërë deklarim të rremë të pasurisë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit po shqyrton dosjen për prokurorin Gentian Trenova. Seanca degjimore nisi rreth ores 10:00.

Trupa gjykuese përbëhet nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici. I pranishem ne seance eshte dhe Gentian Trenova që shoqërohet nga avokati Saimir Lami.

Relatorja Brunilda Bekteshi deklaron se prokurori Trenova i është nënshtruar procesit me përparësi si anëtar i KED.

Ne lidhje me pasurinë, KPK ka konstatuar se ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme, ka fshehur pasurinë dhe ka kryer deklarim të rremë.

Bekteshi tha se ” ILDKPKI ka konstatuar se Trenova ka kryer deklarim të rreme. Prokurori Trenova ka mungesë të burimeve të ligjshme të pasurisë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka kryer kontroll të thelluar. Nga hetimi ka rezultuar se subjekti ka një apartament në rrugën ‘Ferit Xhajko’, të cilit ia ka ndryshuar pronësinë duke e kaluar në emër të vjehrrit dhe vjehrrës.”

Pasi të marrë në shqyrtim të gjitha dokumentat e pasurisë por edhe të pastërtisë së figurës, trupa gjykuese do të dalë më pas në vendimin nëse Prokurori i Apelit në Tiranë do të vazhdojë apo jo detyrën.

Trenova është një nga anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi si përfaqësues i Prokurorisë dhe është i dyti nga KED që kalon procesin e vettingut pas anëtares zëvëndësuese Altina Xhoxhaj, e cila nuk e kaloi procesin e vettingut.

 

Fraksion.com