AktualitetRajoniTë fundit

Presidenti i Maqedonisë Ivanov takohet me homologun bullgar Radev

 Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i cili gjendet në një vizitë zyrtare dyditore në Bullgari, u takua me presidentin bullgar Rumen Radev.

Radev në konferencë shtypi pas takimit me Ivanov tha se “Kushti ynë për mbështetjen e emrit të Maqedonisë është që ky vend të përmbushë kushtet e marrëveshjes së miqësisë dhe fqinjësisë së mirë me Bullgarinë”.

Ai i bëri thirrje Ivanovit që në këtë dialog të mos marrë pjesë vetëm si pjesëmarrës, por edhe si drejtues.

Radev tha se ky proces është i rëndë dhe ndërlikuar. “Deri më tani, asnjë qeveri e Bullgarisë nuk ka pasur pretendime rreth emrit të shtetit të Maqedonisë. Bullgaria në vitin 1992 ka qenë vendi i parë që ka njohur Maqedoninë. Çështja e emrit nuk ka vend në marrëveshjen e miqësiës dhe fqinjësisë së mirë”, tha Radev.

Ndërkaq, presidenti maqedonas Ivanov ka theksuar se beson se në lidhje me marrëveshjen e arritur për emrin me Greqinë do të dominojë qasje e arsyes së shëndoshë.

“Kur e mora dokumentin, nuk kam pasur ndonjë gjë për të folur në atë takim dhe prandaj takimi u zhvillua shpejt. Unë nuk isha i përfshirë në sjelljen e atij dokumenti dhe pse të jem ai që do ta legalizojë dokumentin. Si e krijuan atë dhe e sollën pa pjesëmarrjen time, le ta përfundojnë pa pjesëmarrjen time”, tha Ivanov duke folur për takimin e tij me kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e Jashtëm Nikolla Dimitrov.

Ndërkohë kryeministri Boyko Borisov dhe Ministrja e Jashtme Ekaterina Zaharieva kanë anuluar takimet e tyre me Ivanov të planifikuar për nesër, duke u arsyetuar se nuk dëshirojnë të përzihen në çështjen mes Maqedonisë dhe Greqisë./AA

 

Fraksion.com