Life StyleTë fundit

Kënga e Botërorit me Era Istrefin arrin 20 milionë klikime

Videoklipi i këngës së Kampionatit Botëror, ku këndon Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam, u publikua gjashtë ditë më parë, dhe tashmë ka mbledhur mbi 20 milionë klikime.

Ndërkaq sot në ceremoninë hapëse të Botërorit në Rusi, ku raportohej se e pranishme do të ishte edhe kosovarja e cila pritej të këndonte hitin “Live It Up”. Ndërsa kënga e tyre ishte publikuar dy javë më parë, e cila po ashtu numëron mbi 20 milionë klikime në YouTube.

Por Era Istrefi nuk këndoi në ceremoninë hapëse të Botërorit në Rusi.

E çuditshme por pop – ylli britanik Robbie William këndoi në ceremoninë hapëse, i cili ishte ftuar nga Russia Channel One, e po ashtu edhe soprane e njohur Aida Garifullina.

Ceremonia u zhvillua në stadiumin Luzhniki në Moskë – stadiumin e kombëtares së Rusisë – në të cilin do të zhvillohet edhe finalja e Botërorit. Është stadiumi më i madh në Rusi me kapacitet prej 80 000 ulesësh.

Ai ishte stadiumi ku së fundmi u zhvillua ndeshja në mes të Rusisë dhe Brazilit, ku jug-amerikanët fituan me rezultat 3-0.

Në këtë stadium kanë kënduar apo kanë mbajtur koncerte Red Hot Chili Peppers, Michael Jackson, Madonna dhe Metallica. Stadiumi po ashtu ishte vendi ku u mbajt finalja e Ligës së kampionëve më 2008, ku Manchester United e mposhti Chelsean me penallti.

 

 

Fraksion.com