Jens Stoltenberg dhe Donald Tusk: Jemi dakord me marrëveshjen për emrin; Deklaratë e përbashkët
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg dhe Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk kanë dhënë një Deklaratë të përbashkët shtypi mbi zgjidhjen e “mosmarrëveshjes për emrin”, midis kryeministrave Tsipras dhe Zaev
Deklarata thotë se ky rast nuk duhet humbur dhe se kjo marrëveshje paraqet një shembull për të tjerët se si të konsolidohet paqja dhe stabiliteti në të gjithë rajonin.
Deklarata e përbashkët e shtypit nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg dhe Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk mbi zgjidhjen e “mosmarrëveshjes për emrin”:
“Nee mirëpresim marrëveshjen e arritur midis kryeministrave Tsipras dhe Zaev në një zgjidhje për mosmarrëveshjen për emrin. Ne shpresojmë që kjo mundësi unike për të rifilluar integrimin evropian dhe euroatlantik të rajonit të Ballkanit Perëndimor nuk do të humbë. Kjo marrëveshje paraqet një shembull për të tjerët se si të konsolidohet paqja dhe stabiliteti në të gjithë rajonin.”, përfundon deklarata.
Fraksion.com