AktualitetBota+Të fundit

Haiti ndalon me ligj organizatën “Oxfam”

Qeveria e Haitit ka ndaluar përgjithmonë organizatën “Oxfam” të Britanisë së Madhe të veprojë në vend, lidhur me akuzat për ngacmime seksuale nga ana e disa prej anëtarëve të stafit të bamirësisë, pas tërmetit shkatërrues të vitit 2010.

Qeveria lëshoi një deklaratë të mërkurën, duke njoftuar se po i anulonte statusin ndërkombëtar të bamirësisë organizatës joqeveritare, për shkeljen e ligjeve të Haitit dhe parimeve të dinjitetit njerëzor.

Katër anëtarë të stafit të organizatës “Oxfam” u pushuan nga puna, për sjellje flagrante të pahijshme dhe drejtori i Oxfam-it për Haitin, Roland Van Hauwermeiren dhe dy të tjerë dhanë dorëheqjen.

 

Fraksion.com