AktualitetRajoniTë fundit

Greqi-Maqedoni: Zgjidhja u gjet, por grindjet vazhdojnë

Prej më shumë se 25 vjetësh dy kombe të Ballkanit – Greqia dhe Maqedonia – u kanë ngritur nervat BE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare me grindjen për emrin. Një zgjidhje duket se u gjet, por megjithatë grindja vazhdon.

Sipas interpretimit të Greqisë Republika e Maqedonisë, që është krijuar nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë, nuk duhet të mbajë këtë emër historik. Makedonia qysh nga antikiteti është atdheu i heroit kombëtar Aleksandri i Madh. Sipas interpretimit maqedonas republika e vogël multietnike ka të drejtë të krenohet me këtë emër të bukur. Ajo është trashëgimtarja e Aleksandrit të Madh, sikurse e demonstrojnë një sërë ndërtesash monumentale me frymën e antikitetit të ndërtuara psotum në Shkup.

“Veriu-” bën dallimin

Vetëm gjatë kësaj jave të dyja palët përpiqen të bëjnë politikë moderne pa librin e historisë. Pas bisedimeve prej disa muajsh kryeministri grek Axelsis Cipras dhe homologu i tij maqedonas Zoran Zaev deklaruan, se kanë rënë dakord për një zgjidhje kompromisi me emërtimin „Republika e Maqëdonisë së Veriut”. Kjo formulë magjike duhet të zgjidhë tani situatën, ndonëse ajo është refuzuar disa herë nga të dyja palët në dekadat e fundit. Pala maqedonase me një ndryshim kushtetues duhet të heqë të gjitha nenet, që sipas mendimit të Athinës përmbajnë pretendime territoriale. Ndërsa pala greke më në fund duhet të hapë rrugën për antarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO si dhe për bisedimet e antarësimit me BE-në.

Moskovou Spiros Kommentarbild AppSpiros Moskovou

Eshtë një meritë e të majtit Cipras dhe e socialdemokratit Zaev, që pavarësisht bllokadës nacionaliste nga të dyja palët ndërmarrin një përpjekje serioze, për ta kapërcyer grindjen për emrin, që ka shije anakronike dhe është kundërproduktive në aspektin polik dhe ekonomik. Për Greqinë kishte ardhur koha, që si anëtare prej shumë kohësh e NATO-s dhe BE-së të marrë përsipër një rol konstruktiv dhe stabilizues në rajon. Maqedonia nga ana tjetër, që i duhet të luftojë vazhdimisht me problemet ekonomike në vend dhe fërkimet mes popullsisë maqedonase dhe asaj shqiptare, ka nevojë urgjente për t’u integruar në strukturat e BE-së dhe të NATO-s.

Ora e refuzuesve

Por ujdia e arritur duhet të kapërcejë edhe një sërë pengesash. Presidenti maqedonas Ivanov, i cili vjen nga radhët e konservatorëve të VMRO-së, është shprehur hapur kundër kompromisit. Kësaj i shtohen edhe të papriturat e referendumit, në të cilin në vjeshtë maqedonasit duhet të votojnë vet për marrëveshjen me Greqinë. Por edhe në Athinë po organizohen patriotët e palëkundur duke planifikuar demonstrata kundër “ankandit” të emrit Maqedoni.  Partneri populist i djathtë i koalicionit të Ciprasit, Panos Kamenos, deklaron se partia e tij do të votojë kundër kompromisit me Maqedoninë.

Problemi me “çështjen kombëtare”

Kjo do të thotë, se Cipras do të jetë i varur prej votave të opozitës në parlament, sepse SYRIZA e tij e majtë nuk ka shumicën. Kryetari i Nea Dimokraicsë konservatore, Kyriakos Mitsotakis, i cili sipas sondazheve do të jetë kryeministri i ardhshëm grek, e ka akuzuar për injorancë kombëtare Ciprasin lidhur me Maqedoninë. Nuk është hera e parë, që partitë greke një mosmarrëveshje ndërshtetërore e stilizojnë në një “çështje kombëtare” duke vepruar kundër interesave të kombit. Rruga e ujdisë greko-maqedonase do të vazhdojë të mbetet me pengesa./Spiros Moskovou

 

Fraksion.com