AktualitetEkonomiTë fundit

Shqipëria bëhet pjesë e paketava të tur-operatorëve italianë

Shqipëria është bërë pjesë e programeve të tur operatorëve italianë “Dirotta da Noi” për sa i përket turistëve të dedikuar në tregun italian.

Shtate hotele të përzgjedhura  për familjet

Shqipëria po shndërrohet në një destinacion alternativ për turistët e shtresës së mesme dhe që janë shumë të rëndësishëm për tregun italian- thotë Sara Calabrese, drejtore e Dirotta da Noi, kompani me eksperiencë 30 vjeçare  në treg.

Ajo shton se kanë përzgjedhur në Shqipëri shtatë hotele të përshtatshme për pushuesit italiane, të cilat kanë standard të shkëlqyer të cilësisë dhe të shërbimit, në përputhje me synimet e familjeve. Ata besojnë në potencialin e Shqipërisë dhe mendojnë se shumë shpejt do të jetë shtyllë në industrinë e turizmit.

Pushime me anije falas

Tur operatori italian ka përzgjedhur tre vendpushime bregdetare për turistët: Durrësin, Vlorën dhe Sarandën, vende ku janë dhe hotelet e përzgjedhura. “Ne kemi bërë një marrëveshje me dy kompani lundrimi dhe kanë krijuar një paketë të posaçme për turistët, me një kosto të lirë transporti dhe duke e bërë kështu Shqipërinë një destinacion tërheqës jo vetëm për plazhet si në parajsë, por edhe për çmimet shumë të favorshme, rreth 30% më të lira se në vendet bregdetare italiane,- thotë Calabrese.

Tragetet do  të nisen nga Ankona, Bari dhe Brindisi për në brigjet shqiptare, çdo një javë. Ditët e nisjeve ndryshojnë në varësi të destinacionit të zgjedhur.

Përpara me menaxhimin e hoteleve

Për të sjellë këtë destinacion të ri në paketat turistike, tur operatorit italian i është dashur të punojë rreth 1 vit. Gjithashtu planifikon që të zhvillohet përtej segmentit të tureve turistike, duke u përfshirë edhe në projekte që kanë të bëjnë me menaxhimin e hoteleve.

Qëllimi është që krijojë ndjesinë e akomodimit “Made in Italy” në Shqipëri, duke ofruar një destinacion që ka natyrën e duhur, plazhet Karaibe, vendet arkeologjike dhe një sezon veror të zgjatur.

 

Fraksion.com