Robotët vrasës janë realitet
Shqetësimet e Paul Scharre: “Pa rregulla, do të nisin të vrasin pa urdhëra. Mund të shpërthehet një flash war, ku algoritmet do të urdhëronin robotët që ta hapin zjarr më me shpejtësi se çdo mundësi njerëzore për t’i ndaluar. Aspak Terminator, robotët vrasës janë realitet
Jemi gati për robotët vrasës? Në fushëbetejat në tokë, në det apo në qiell të dominuara nga instrumenta shkatërrimtarë të pavarur nga kontrolli njerëzor? Për të shpëtuar jetën e ushtarëve a është e ligjshme të zhvillohen teknologji në gjendje që të zgjedhin midis jetës dhe vdekjes pas ndjenja faji apo vrasje ndërgjegjeje dhe të drejtuara nga një inteligjencë artificiale dhe jo njerëzore?
Këto pyetje nuk kanë të bëjnë me një të ardhme të largët, por me të tashmen dhe me transformimin më të madh të natyrës së konflikteve në histori. Më shumë se 30 vende kanë zhvilluar armatime të pavarura, për momenti operues nën mbikëqyrjen njerëzore. Por shtytja për t’i bërë vetëveprues ushqehet nga një industri miliardëshe.
Një prej furnizuesve të mëdhenj të qeverisë ruse ka njoftuar studimin e një arme në gjendje që të përdorë rrjete neurale për të zgjedhur nëse të qëllojë apo jo. Në frontin tjetër, Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka shfaqur videon e një grupi prej 100 dronësh të pavarur të ngritur në qiellin kalifornian. Nuk kishte asnjeri që t’i kontrollonte. Flitet për centaurë lufte, në gjendje që të kombinojnë dije njerëzore dhe artificiale. Është një temë mjaft komplekse dhe ku informacionet zyrtare shpesh mbahen të fshehura. Askush nuk është në dijeni më shumë sesa Paul Scharre. Në moshën 38 vjeçare, rejnxhëri i parë i ushtrisë në Afganistan dhe Irak, më pas analist për Pentagonin, tani është Drejtor i Technology and National Security Program në Center for a New American Security në Washington. Ka grumbulluar të dhëna të azhornuara dhe preokupime etike në një libër të sapo botuar, me titullin “Army of None” (Armë të askujt).
Cila është pyetje më urgjente që duhet bërë?
«Pa një kontroll njerëzor, a duhet t’u lejohet makinave të vendosin për jetën dhe për vdekjen?».
Sa është urgjente një gjë e tillë?
«Ka të paktën 16 shtete që kanë zhvilluar dronë të pajisur me armatime dhe industritë e rreth nja 90 vendeve po prodhojnë një larmi të pafundme armësh potencialisht të pavarura. Tanke, nëndetëse, dronë, Stealth… Për shkak se vdekja vendoset në pavarësi të plotë artificiale, teknologjia ekziston. Pak vende janë shprehur kundër, pothuajse të gjitha presin që të shohin zhvillimet e mundshme. Kështu pra ekziston rreziku që shpejtësia e teknologjisë ta kalojë atë të politikës dhe të një rregullimi të domosdoshëm etik. Dhe nuk është i vetmi».
Cilët janë rreziqet e tjera?
«Qysh tani nuk dimë se çfarë do të ndodhte nëse një sistem në gjendje të hapë zjarr në pavarësi të plotë përfundon në një zonë gjeografike ku komunikimet me bazën, domethënë me njeriun, të mos funksiononin. Si do të reagonte? Pastaj, duhet të kihen parasysh dy eventualitete. Janë evidentuar probleme për sa i përket individualizimit të objektivit. Një gjë është të kuptosh diferencën midis objektivave civile dhe njerëzore nëse bëhet fjalë për mjete fluturuese, anije e të tjera, por në nivel njerëzor, rreziku i gabimit është i lartë. E njëjta gjë për zjarrin armik: armatimet e kundërshtarit dhe ato të tuat shpesh janë ndërtuar nga të njëjtat industri dhe, për pasojë, të padallueshme. Pastaj, ka edhe një front akoma edhe më preokupues. Si t’ia bëjmë që të jemi të sigurtë se këto sisteme janë të mbrojtur nga hakersat dhe nga sulmi kibernetik?».
Si influencon paqëndrueshmëria politike e këtyre viteve?
«Rrit rrezikun e ndodhjes së një incidenti. Për momentin, çdo vend thekson se nuk ka adoptuar sisteme krejtësisht të pavarur. Frika ime është se ky pozicion mund të ndryshonte në një çast nëse perceptimi i sigurisë kombëtare do të ndryshonte rrënjësisht për shkak të një modifikimi në mjedisin politik përreth. Atëhere mirupafshim limite morale».
Cilët janë vendet më të avancuara?
«Kina. Pastaj Shtetet e Bashkuara, Rusia, Koreja e Jugut, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca. Sistemi i vetëm i pavarur më i zhvilluar është i Izraelit, droni Harop, tashmë i shitur në shumë vende».
Në vitin 2016 Azerbajxhani e ka përdorur në rajonin e Nagorno – Karabahut, duke goditur një karvan ushtarësh armenë. A mund të jetë hera e parë që qenie njerëzore janë vrarë nga një makinë e pavarur. Ka pasur raste të tjera?
«Është e vështirë ta përcaktosh, pasi tentohet që t’i vishet menjëherë faji njeriut. Qysh në vitin 2003 një raketë Patriot, e pajisur me një sistem angazhimi automatic, domethënë pa nevojën e ndërhyrjes njerëzore, rrëzoi dy avionë armiq, një amerikan dhe një anglez».
Në libër flitet për konvergjencën e rrezikshme midis zhvillimit të armëve të pavarura dhe përparimeve të inteligjencës artificiale. Cili mund të jetë rreziku?
«Njëlloj siç ka ndodhur në bursë, ku një difekt në algoritëm ka krijuar një flash crash (një rënie të mënjëhershme), mund të shkaktohet një flash war, ku algoritmet ndërveprojnë në mënyrë jo të parashikuar, duke i urdhëruar robotët që të hapin zjarr dhe më shpejt se çfarëdo mundësie njerëzore për t’i ndaluar. Kur armët janë kaq të shpejta sab ëhet e pamundur që të përmbahen, atëhere flitet për veçanti në fushat e betejës».
Në libër përshkruani rreziqet e “të bërit vetë”. Është e lehtë të ndërtohet një dron vrasës në një garazh?
«Po. Në internet gjendet gjithçka. Për softuerin mjafton një njeri me diplomë të shpejtë në informatikë».
Sa para nevojiten?
«1000 dollarë».
Pesë vite më parë një grup OJQ-shë, shkencëtarë dhe aktivistë, midis cilëve nobelistja e Paqes Jody Williams, ka nisur një fushatë ndërkombëtare për të ndaluar robotët vrasës. Në çfarë ka çuar kjo fushatë?
«Ka qenë thelbësore për të provokuar një diskutim, por për momentin nga mbledhjet kanë dalë vetëm mbledhje të tjera»./nga Il Messagero)/bota.al
Fraksion.com