Marina Vjollca, Xhensila Myrtezai dhe Jona Spahiu, cili është detaji i veçantë që bëri bashkë nuset e njohura VIP?
Viti që lamë pas u karakterizua nga një valë dasmash në showbizin shqiptar, aq sa në një moment mund të humbje fillin duke menduar se kur fillonte festa e beqarisë së një personazhi e fotosesioni martesor i një tjetri.
Të parët që çelën siparin e kurorëzimit të dashurisë në martesë ishin Turi dhe Orinda, ndjekur më pas nga Marina Vjollca dhe Getoar Selimi, e në fund, por jo më pak të rëndësishmit që i thanë ‘’po’’ njëri-tjetrit, Xhensila dhe Besi.
Por, ajo që nisi në 2017-ën do të kishte vijimësi edhe në vitin pasardhës. Vetëm disa ditë më parë, një tjetër personazh i njohur dha fund beqarisë. Moderatorja simpatike, Jona Spahiu lidhi kurorë me të dashurin e saj prej disa vitesh, Frenkli Ymeri.
Por cili është detaji që bëri bashkë disa prej vajzave, tashmë zonja të martuara, më të njohura të jetës publike në vend ? Të bukura, të suksesshme, lumturisht të martuara, por edhe të fiksuara pas një luksi të përbashkët: këpucët e shtrenjta të martesës.
Si Marina, Xhensila dhe Jona kanë zgjedhur të mos tregohen të kursyera kur bëhet fjalë për zgjedhjen e këpucëve që kanë mbajtur ditën e tyre më të lumtur dhe çmimet e mëposhtme flasin vetë.
Sandalet e Marina Vjollcës -1495 euro
Këpucët e Xhensila Myrtezajt – 3495 euro
Sandalet e Jona Spahiut – 675 euro