Veliaj zbulon marrëdhënien me Ramën; Tirana është kartolina
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i ka cilësuar si tepër të mira dhe të afërta marrëdhëniet me kryeministrin Edi Rama.
I ftuar në emisionin Tonight të Ilva Tares, Veliaj deklaroi se nuk ka pasur ndonjëherë një rast tjetër kur një kryetar bashkie dhe një kryeministër të kenë pasur marrëdhënie më të mire dhe më të afërt.
“Unë nuk besoj se kemi pasur njëherë një rast kur një kryetar bashkie dhe një kryeministër të kemi pasur marrëdhënie më të mirë, më të afërt dhe … Kur shikoj se si qyteti fjeti gjumë katër vjet, them si kanë humbur shansin që një ish-kryeministër dhe një ish-kryetar bashkie të maksimalizonin të qënit një skuadër për qytetin e Tiranës. Mos më keqkupto. E gjithë Shqipëria është e rëndësishme. Tirana është kartolina. Shumica e njerëzve në Tiranë vijnë”, u shpeh Veliaj.
Fraksion.com