Vajgëll: Hapet rruga për anëtarësim në BE dhe në NATO
Raportuesi i Maqedonisë në Parlamentin Evropian Ivo Vajgëll duke e përshëndetur marrëveshjen e arritur midis kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras thekson se hapet rruga për anëtarësimin e Maqedonisë (Republikës së Maqedonisë së Veriut) në BE dhe NATO.
“Marrëveshja e arritur nga dy kryeministrat e dy shteteve fqinje Greqia dhe Maqedonia e hap rrugën për marrëdhënie të përmirësuara dhe produktive dhe jep kontribut qenësor për stabilitetin në Evropën Juglindore. Negociuesit e të dyja palëve dhe ndërmjetësi i KB-së, së bashku me përfaqësuesit e BE-së meritojnë mirënjohje për arritjen e qëllimit. Me marrëveshjen për emrin, dera është e hapur për Maqedoninë (Republikën e Maqedonisë së Veriut) për të marrë anëtarësim të plotfuqishëm për në BE dhe në NATO. Anëtaret e BE-së dhe NATO-s duhet ta përshëndesin marrëveshjen si mundësi për vazhdimin e procesit të zgjerimit ndaj të gjitha vendeve të Evropës Juglindore”, thotë Vajgëll. Sipas tij, tani është kyçe marrëveshja të mbështetet prej shumicës së gjerë të partive politike dhe nga populli i dy vendeve.
Fraksion.com