AktualitetBota+Të fundit

Trump: Do çnuklearizojmë Korenë e Veriut

Në një marrëveshje të nënshkruar të martën në Singapor, lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, “riafirmoi angazhimin e tij të vendosur dhe të palëkundur për çnuklearizimin e plotë të Gadishullit Korean”, ndërsa Presidenti i SHBA Donald Trump “u zotua të ofrojë garanci për sigurinë” në Korenë e Veriut.
Dokumenti gjithashtu bën thirrje që të dy vendet të bashkojnë përpjekjet për të ndërtuar një paqe të qëndrueshme në Gadishullin Korean, për të krijuar marrëdhënie të reja mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut dhe për të rimarrë eshtrat e të burgosurve të luftës dhe të anëtarëve ushtarakë që konsiderohen të zhdukur. Të dy palët premtuan gjithashtu se do të vijojnë bisedimet mes tyre.
“Ne do të çnuklearizojme Korenë e Veriut”, tha Trump për bashkëpunëtoren e Zërit të Amerikës Greta Van Susteren.

Ai tha gjithashtu se asnjëra nga palët nuk dha ultimatume dhe se marrëveshja e së martës ishte rezultat i muajve të tërë negociatash.

“Ju e dini se mund shkonte drejt një lufte. Ju e njihni Korenë e Veriut shumë mirë, Seuli ka 28 milionë abnorë, e mund të përfundonte me miliona njerëz të vdekur, por ne e mbyllëm me një marrëveshje,” tha ai.

Presidenti Trump i tha gjithashtu Zërit të Amerikës se trupat e SHBA të vendosura në Korenë e Jugut do të qëndrojnë aty, por bëri të ditur një koncesion të kërkuar gjatë nga Koreja e Veriut. “Ne do të dalim nga lojrat e luftës që kushtojnë kaq shumë para,” tha ai, duke ju referuar manovrave ushtarake në rajon.

Presidenti Trump tha në konferencën e fundit të shtypit se se sanksionet aktuale të SHBA-së do të mbeten për momentin në fuqi, deri kur armët bërthamore të Koresë së Veriut “të mos jenë më një faktor”.

Lidhur me verifikimin e procesit të çnuklearizimit, presidenti Trump tha se ai dhe Kim diskutuan çështjen dhe se përpjekjet për monitorim do të arriheshin “duke patur shumë njerëz atje.” Ai gjithashtu parashikoi se Kim do të fillonte menjëherë punën për “përmbushjen” e marrëveshjes.
I pyetur nëse bisedimet përfshinin specifika mbi madhësinë e arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut, presidenti Trump tha se “ajo që ata kanë është substanciale”.
Për të drejtat e njeriut, presidenti Trump tha se në takimet e së martës tema u prek vetëm shumë shkurtimisht, por se të dy palët do të diskutojnë për të më shumë në të ardhmen. Kur u pyet për mijëra njerëz të burgosur në kampet e punës, Trump tha se ai mendon se i ka ndihmuar ata, sepse gjërat në Korenë e Veriut do të ndryshojnë. “Unë mendoj se ata janë një nga fituesit e mëdhenj sot,” tha ai.

U.S. President Donald Trump shakes hands with North Korea leader Kim Jong Un at the Capella resort on Sentosa Island, June 12, 2018 in Singapore.
U.S. President Donald Trump shakes hands with North Korea leader Kim Jong Un at the Capella resort on Sentosa Island, June 12, 2018 in Singapore.

Ai përmendi rastin e studentit të kolegjit amerikan Otto Ëarmbier, i cili u arrestua nga autoritetet e Koresë së Veriut në 2016 dhe vdiq një vit më parë pasi u riatdhesua në Shtetet e Bashkuara me dëmtime të rënda të trurit. “Otto nuk vdiq më kot, ai ka të bëjë shumë me praninë tonë sot këtu,” tha Trump.

‘Lidhje speciale’

Presidenti i SHBA-së, n mënyrë të përsëritur, përdori tone pozitive ndaj Kim Jong Un-it, duke falënderuar udhëheqësin e Koresë së Veriut për ndërmarrjen e saj që ai e quajti një hap të guximshëm dhe duke thënë se ai “ka mundësinë të kapë një të ardhme të pabesueshme për popullin e tij”.
Ai gjithashtu falënderoi udhëheqësit e Kinës, Japonisë dhe Koresë së Jugut për përpjekjet e tyre për të bërë të mundur takimin e së martës.
Orë më parë, kur u ul pranë Kim Jong Un-it, në ceremoninë e nënshkrimit, presidenti Trump tha se të dy udhëheqësit “kanë çuar përpara një lidhje të veçantë” dhe se pas disa orësh bisedimesh të martën dhe nënshkrimit të marrëveshjes ai mendon se marrëdhënia e SHBA me Korenë e Veriut “do të jetë shumë më ndryshe nga ajo e së kaluarës. ”

Të dy udhëheqësit, Trump dhe Kim, shprehën mirënjohje reciproke ndaj njëri-tjetrit për takimet, dhe presidenti Trump tha se “absolutisht” do të ftojë Kim Jong Un-in për të vizituar Shtëpinë e Bardhë.

“Sot patëm një takim historik dhe kemi vendosur të lëmë pas të kaluarën,” tha Kim duke folur përmes një përkthyesi. “Bota do të shohë një ndryshim të madh.”

Menjëherë pas ceremonisë së nënshkrimit Kim u largua nga ishulli Sentosa i Singaporit.

U.S. President Donald Trump and North Korea's leader Kim Jong Un shake hands during an expanded bilateral meeting at the Capella Hotel on the resort island of Sentosa, Singapore, June 12, 2018.

U.S. President Donald Trump and North Korea’s leader Kim Jong Un shake hands during an expanded bilateral meeting at the Capella Hotel on the resort island of Sentosa, Singapore, June 12, 2018.

Takim historik

Ata u takuan fillimisht të marten, kokë më kokë për 40 minuta, në prani vetëm të përkthyesve të tyre, përpara se me ta të bashkoheshin, për një drekë pune, delegacionet respektive. Pas drekës, ata ecën në këmbë së bashku, duke u ndalur shkurtimisht për të parë limuzinën e veçantë të presidentit të SHBA-së.

“Ne patëm një takim me të vërtetë fantastik, shumë përparim, shumë pozitiv”, tha presidenti Trump.

Delegacioni amerikan përfshiu sekretarin e shtetit Mike Pompeo, këshilltarin për Sigurinë kombëtare John Bolton dhe Shefin e Kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, John Kelly. Në delegacionin e Koresë së Veriut bënte pjesë ish Shefi i zbulimit ushtarak Kim Yong Chol, Ministri i Punëve të Jashtme Ri Yong Ho, si dhe Ri Su Yong, nënkryetar i Partisë së Punëtorëve, në pushtet.

E marta shënoi takimin e parë midis një presidenti të SHBA dhe një udhëheqësi të Koresë së Veriut. Dhjetëra aparate shkrepën fotot kur dy burrat u paraqitën së bashku para një sfondi të flamujve të SHBA-së dhe të Koresë së Veriut.

U.S. Secretary of State Mike Pompeo speaks during a press briefing, June 11, 2018 in Singapore one day before President Donald Trump will meet with North Korean leader Kim Jong Un.
U.S. Secretary of State Mike Pompeo speaks during a press briefing, June 11, 2018 in Singapore one day before President Donald Trump will meet with North Korean leader Kim Jong Un.

Në prag të takimit, zyrtarët amerikanë thanë se çdo marrëveshje që mund të arrihet duhet të ketë si rezultat dhënien fund të kërcënimit që përbëjnë armët bërthamore dhe raketat balistike të Koresë së Veriut.

“Objektivi përfundimtar që ne kërkojmë nga diplomacia me Korenë e Veriut nuk ka ndryshuar – çnuklearizimi i plotë, i verifikueshëm dhe i pakthyeshëm i Gadishullit të Koresë është i vetmi rezultat që Shtetet e Bashkuara do të pranojnë”, deklaroi Sekretari Pompeo të hënën.

Gjuha e përdorur në marrëveshjen e së martës nuk ishte aq e ashpër sa standarti i përcaktuar fillimisht nga Pompeo. Por Sekretari i Shtetit dukej ende pozitiv për rezultatin. “Është një ditë e mrekullueshme,” i tha Pompeo Zërit të Amerikës.

Rreth 5,000 gazetarë janë në Singapor për këtë rast, por vetëm një grusht gazetarësh amerikanë dhe të Koresë së Veriut, si dhe fotografë, u lejuan në vendin ku dy liderët përshëndetën njëri-tjetrin./VOA

 

Fraksion.com