Mickoski: Për VMRO-DPMNE marrëveshja është “kapitullim”
Lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickovski e anuloi udhëtimin dhe takimet e planifikuara për nesër dhe i kërkoi kryeministrit Zoran Zaev që menjëherë t’ia dërgojë marrëveshjen me Greqinë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes për emrin.
“Fillimisht, nuk ishte për ndryshimin e Kushtetutës, më pas pranoi një përcaktues gjeografik që më vonë të bindë opinionin maqedonas se duke ndryshuar Kushtetutën dhe zgjidhja e Republika e Maqedonisë së Ilindenit e konfiron identitetin”, tha Mickovski.
Sot është ditë e rëndë për Maqedoninë, deklaroi në konferencën për shtyp, lideri i OBRM-PDUKM-së në lidhje me marrëveshjen e arritur me Greqinë, duke shtuar se ata kanë qenë të lënë anësh gjatë tërë këtij procesi, përcjelle Telegrafi Maqedoni.
Mickoski tha se janë pranuar të gjitha kërkesat e palës greke, ndërsa kjo sipas tij është paaftësia e kryeministrit Zoran Zaev dhe diplomacisë së tij. Ai rikujtoi se Zaev ka qenë kundër ndryshimit të Kushtetutës, por në fund e ndryshoi këtë qëndrim.
Ai beson se Zaev dëshiron “me kontrabandë” të futë zgjidhjen, që më parë u njoftua nga kryeministri, Republika e Maqedonisë Veriore, si zgjidhje epokale.
Ai kërkoi nga kryeministri Zaev që t’ia parashtrojë menjëherë marrëveshjen që ai ka ndërmend ta nënshkruajë duke theksuar se “kjo nuk është zgjidhja e duhur por një kapitullim”.
VMRO-DPMNE nuk do të pranojë ndryshim të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë për shkak të ndryshimit të emrit”, konfirmoi Mickoski.
Fraksion.com