AktualitetNATO/BETë fundit

Deklaratë nga Sekretari i Përgjithshëm për marrëveshjen midis Athinës dhe Shkupit

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, ka dhënë sot një deklaratë lidhur me marrëveshjen midis Athinës dhe Shkupit, për zgjidhjen e emrit.

“Unë e përshëndes ngrohtësisht marrëveshjen e arritur midis kryeministrave Tsipras dhe Zaev mbi një zgjidhje për mosmarrëveshjen e emrit midis Athinës dhe Shkupit.

Kjo marrëveshje historike është testament për shumë vite i këmbënguljes të diplomacisë dhe për gatishmërinë e këtyre dy liderëve për të zgjidhur një mosmarrëveshje që ka prekur rajonin për një kohë të gjatë.

Tani i bëj thirrje të dy vendeve që të finalizojnë marrëveshjen e arritur nga të dy udhëheqësit. Kjo do ta vendosë Shkupin në rrugën e tij drejt anëtarësimit në NATO. Dhe kjo do të ndihmojë për të konsoliduar paqen dhe stabilitetin në të gjithë Ballkanin Perëndimor.”, përfundon deklarata.

 

Fraksion.com