AktualitetEkonomiTë fundit

“Air Albania” do nisë fluturimet drejt SHBA-së në dhjetor

Gazeta ekonomike turke, Dunya, shkruan se Air Albania pritet të nisë fluturimet në ditët në vijim.

Gazeta shkruan se fillimisht, Air Albania do fluturojë drejt Prishtinës, Shkupit, Zagrebit, Podgoricës dhe Sarajevës.

Më pas fluturimet do vijojnë drejt Europës Perëndimore.

Sipas gazetës, fluturimet drejt SHBA do nisin në dhjetor.

Turkish Airlines do të ndihmojë në nisjen e fluturimeve nga Air Albania.

Ajo do jetë aksionere me 49 përqind tek kompania që është krijuar dhe që ka për bashkëaksionere Albcontrol dhe një kompani shqiptare të quajtur MDT.

Dy kompanitë e mëparshme shqiptare ajrore, Belle Air dhe Albanian Airlines kanë falimentuar.

Sipas Dynua, Turkish Airlines është bërë edhe aksionere e Air Bosnia me 49 përqind.

Turkish Airlines ka shprehur interes edhe për kompani të tjera në vështirësi financiare, mes tyre edhe Alitalia.

 

Fraksion.com