AktualitetTë fundit

Vetingu, Adriatik Llalla shpëton: 15 vite jashtë drejtësisë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur sot që ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nuk do i nënshtrohet Vettingut.

Llalla nuk do jetë pjesë e sistemit të drejtësisë për 15 vite.

Vendimmarrja për ndërprerjen e procesit të vettingut ka qenë i drejtë.  Dorëheqja e Adriatik Llallës sipas ligjit. Ndërpritet vettingu për Llallën, nuk lëjohet emërimi për një periudhë për prej 15 vitesh në drejtësi“, deklaroi kolegji i apelimit

Ndërprerjen e vetting-ut për ish-Kryeprokurorin e mori Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi ai hoqi dorë nga e drejta për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë. Por vendimi u ankimua nga Komisioneri Publik, i cili kërkoi që subjekti t’i nënshtrohej vetting-ut.

Vetë ish-Prokurori i Përgjithshëm nuk ishte i pranishëm në seancë duke ia lënë tagrin e përfaqësimit avokatit të tij mbrojës, i cili seancën e mëparshme dorëzoi një prokurorë të përpiluar nga ish- kryeprokurori ne një zyrë noteriale në Turqi.

 

Fraksion.com