AktualitetBota+Të fundit

Takimi i Organizatës së Shangait

Organizata e Shangait për Bashkëpunim po zhvillon takimin e saj të parë që kur India dhe Pakistani u përfshinë në këtë grupim rajonal për sigurinë, i cili shihet nga vëzhguesit si një përpkjekje për të bllokuar ndikimin amerikan në Azinë Qendrore.

Takimi po zhvillohet në qytetin Qingdao në Kinën lindore. Presidenti i Kinës, Xi Jingping tha në komentet e hapjes së takimit se vendet duhet të heqin dorë nga politikat proteksioniste. Analistët thonë se këto komente ishin një reagim ndaj tarifave të reja që synon të vërë Amerika mbi importet e çelikut dhe aluminit.

Organizata u themelua nga Kina, Rusia, Kazakistani, Uzbekistani, Kirgistani dhe Taxhikistani dhe udhëhiqet nga Kina dhe Rusia.

 

Fraksion.cm