Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s viziton Italinë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberge filloi vizitën dy-ditore në Romë të dielën (10 qershor 2018) me një takim me Ministrin italian për Punë të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar Enzo Moavero Milanesi.
Stoltenberg falënderoi ministrin e jashtëm për kontributet me vlerë të Italisë, përfshirë Afganistanin dhe Kosovën, dhe për qendrimin në sfidat nga jugu, të cilat janë të rëndësishme për të gjithë Aleancën.
Ata diskutuan përgatitjet për Samitin e NATO-s në 11-12 korrik në Bruksel, përfshirë rritjen e përpjekjeve të NATO-s për të projektuar stabilitetin dhe luftën kundër terrorizmit përmes nisjes së një misioni të ri trajnimi në Irak dhe më shumë mbështetje për Jordanin dhe Tunizinë.
Ka pasur gjithashtu marrëveshje mbi rëndësinë e qasjes së dyfishtë në Rusi, të mbrojtjes dhe të dialogut. Një tjetër temë që u diskutua ishte bashkëpunimi ndërmjet NATO-s dhe Bashkimit Evropian, i cili ka arritur nivele të paprecedentë. Sekretari i Përgjithshëm dhe Ministri i Jashtëm italian diskutuan gjithashtu përparimin në lidhje me ndarjen e barrës brenda Aleancës, e cila përfshin paratë, aftësitë dhe kontributet për operacionet.
Sot Stoltenberg u takua me Kryeministrin Giuseppe Conte dhe ministrin e Mbrojtjes Elisabetta Trenta.
Fraksion.com