AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Infrastrukturë me standarde  për 40.000 banorë

Kryeministri Edi Rama thotë se së shpejti nis Unaza bujqësore e Myzeqesë.

Këtë informacion ai e jep nëpërmjet  një postimi  të  një vidioje  sot në Facebook, për ndjekësit e tij.

“Me këtë veper të re infrastrukturore në shërbim të ekonomisë rurale dhe eksporteve të një zone ku prodhimi rritet vit pas viti, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan z. Rama.

Unaza e Re e  Myzeqesë  do të jetë 11 Km e gjatë dhe do lidhë Lushnjën Fierin dhe Beratin.

Unaza e re integron investimet e mëparshme dhe do të ketë 2 korsi për automjete dhe  3.2 km trotuarë.

2.6 km trotuarë, me gjerësi 2 metra,  në zonat e banuara.

Kjo infrastrukturë me standarde  bashkëkohore  ofrohet për 40.000 banorë.

Në video gjithashtu zbulohet  se do të ketë infrastrukturë  të re nëntokësore, për kanalizimin e ujrave dhe ndriçimin, kosto më të ulta prodhimi dhe shitje.

Informacioni gjithashtu thotë se kjo zone  ka 6.700 tokë të kultivuar dhe 189 hektarë  sera dhe 90 hektarë  pemë

Rritje  dhe diversikim të prodhimit bujqësor, thotë z Rama.

 

 

Fraksion.com