AktualitetBota+Të fundit

Precedentët: Trump-Kim, dy liderë në provimin e vështirë të historisë

Vetëm 800 metra ndajnë aktualisht Donald Trump dhe Kim Jong Un, në rezidencat respektive në Singapor. Kurrë më parë dy liderë të vendeve s’kanë qenë kaq pranë një evenimenti që është parë si historik nga shumë anë.

Takimi Trump-Kim duhet të mbahet në orën 9.00 (ora 3 e mëngjesit me orën e Shqipërisë). Liderët do të takohen në prani të këshilltarëve më të afërt dhe me praninë e përkthyesve. Ndërkohë dy delegacionet do të punojnë veç, në sesione të posaçme gjatë gjithë pasdites së nesërme.

Synimi amerikan është “shkatërrimi i verifikueshëm dhe i pakthyeshëm i të gjitha armëve bërthamore të Koresë së Veriut”, siç deklaroi sekretari i shtetit Mike Pompeo. Ai shtoi se do të diskutohet gjithashtu për mundësitë e zgjerimit të marrëdhënieve dypalëshe, por edhe për problemet e të gjitha gadishullit korean.

Siç shihet qëllimi i takimit përfshin një gamë kaq të gjerë çeshtjesh, saqë shumë skeptikë e shohin të pamundur arritjen e një suksesi të plotë të takimit. Ekspertë të marrëdhënieve ndërkombëtare në Uashington i thanë CNN se Trump po i kërkon Kim Jong Un-it që të hedhë poshtë gjithçka që ai e konsideron si më të shenjtë. Dhe kjo duket e vështirë, shkruan Javanews.

Një mësim i vogël historie për dy liderët

Kim Jong Un duhet të ndihet i privilegjuar për takimin me Donald Trump, kur merr parasysh se vjen nga një vend i vogël, i varfër dhe i izoluar. Kështu e komenton “Financial Times” ngjarjen historike që pritet të mbahet në Singapor.

Tradicionalisht, liderët e fuqive të mëdha kanë mbajtur takime të tilla, në rastet kur ishin për t’u zgjidhur çështjet e luftës dhe paqes. JavaNews.al sjell mëposhtë disa nga takimet e shekullit XX që ndryshuan rrjedhën e historisë. Dhe secili mbart mësimet e tij.

Chamberlain dhe Hitler, takim në Mynih 1938

Samiti mes Adolf Hitler të Gjermanisë, Neville Chamberlain i Mbretërisë së Bashkuar, Benito Musolinit të Italisë dhe Edouard Daladier i Francës, njihet si famëkeq në librat e historisë pasi shënoi dështimin e diplomacisë për të zbutur nazizmin.

Chamberlain ‘shiti’ territorin çek në këmbim të sigurimit të paqes në të ardhmen, por që kjo iniciativë rezultoi e pavlerë në të ardhmen. Por, në atë kohë, Mynihu u konsideriu si triumf nga shumë njerëz në Britani të Madhe. Chamberlain u përshëndet në Londër nga turma, madje edhe nga Mynihu u përcoll me duartrokitje.

Mësimi: Vendimi i historisë mund të jetë shumë i ndryshëm nga vendimi i një dite pas samitit. Mbajeni mend këtë, nëse Donald Trump del nga samiti duke shpallur se paqja ‘po shpërthen’ në gadishullin korean…

Churchill, Roosevelt dhe Stalin, Yalta 1945

Samiti i Jaltës, i mbajtur në Krime, midis Jozef Stalin, Franklin Roosevelt dhe Winston Churchill ishte një moment vendimtar për vendosjen e rendit pas Luftës së Dytë Botërore.

Në përpjekje për ta ruajtur aleancën anti-naziste dhe për të bindur Moskën që të hynte në luftë kundër Japonisë, Roosvelti i sëmurë u pajtua me kërkesat e sovjetikëve për të mbajtur territorin polak të aneksuar nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1939.

Disa historianë argumentojnë se Roosvelt kishte pak opsione në këtë fazë të luftës. Churchill bëri edhe një krahasim me Samitin e Mynihut: “I varfri Neville Chamberlain mendonte se mund t’i besonte Hitlerit… Por nuk mendoj se po gaboj për Stalinin”.

Megjithatë, shumë polakë e konsiderojnë Jaltën si sinonim të tradhtisë.

Mësimi: Nëse nuk je në tryezën e negociatave, duhet të shqetësohesh për fatët e vendit tënd. Kjo është diçka që qeveria japoneze duhet të jetë veçanërisht e shqetësuar për takimin Trump-Kim.

Nixo dhe Mao, Pekin 1972

Takimi i Richard Nixon dhe Mao Zedong ishte një nga momentet më dramatike të luftës së ftohtë, duke shënuar fillimin e fundit të dekadave të antagonizmit amerikano-kinez.

Samiti u mbajt pas shumë muajsh diplomacie sekrete duke përfshirë Henry Kissinger dhe Zhou Enlain, shkruan Financial Times.

Ishte një shenjë se blloku komunist nuk ishte monlit dhe se interesat e Moskës dhe Pekinit kishin filluar të ndaheshin.

Nixon e quajti vizitën e tij në Kinë si “java që ndryshoi botën”. Rezultatet e menjëhershme të takimit, në fakt ishin të vogla, raporton JavaNews

Deri në vitin 1974, Nixon ishte jashtë zyrës dhe në vitin 1976, Mao kishte vdekur. Por rruga për restaurimin e marrëdhënieve SHBA-Kinë, nisi pikërisht nga ky takim.

Mësimi: Ndonjëherë takimi është mesazh. Më shumë se çdo gjë, fotot e Trump dhe Kim duke shtrënguar duart do të bëjnë xhiron e botës…


Reagan dhe Gorbaçov, Reykjavik 1986

Ky takim midis udhëheqësve të SHBA dhe BRSS u zhvilluar në një sfond të frikës dhe parashikimit.

Ushtria amerikane e Ronald Reagan dhe reagimi i ashpër i Bashkimit Sovjetik kishte çuar në frikën për një luftë bërthamore.

Por ishte gjithashtu e qartë se Mikhail Gorbaçov ishte një lloj udhëheqësi i ri sovjetik, më i hapur nga Perëndimit duke ndërmarrë edhe rreziqe.

Takimi i Reykjavik ilustroi se samitet midis dy ushëheqësve mund të zhvillohen në drejtime të papritura, nëse kimia personale ekziston… Në një moment, të dy liderët ranë dakord për eliminimin e të gjitha armëve bërthamore brenda 10 viteve.

Por ata nuk ishin në gjendje të nënshkruanin marrëveshjen për shkak të mosmarrëveshjeve të mbetura në lidhje me administratën e Reaganit për Iniciativën e Mbrojtjes Strategjike, një sistem me bazë raketash me nofkën “Star Ëars” në atë kohë.

Publikisht Gorbaçov e cilësoi takimin si një ‘shpikje të madhe’, por në vetëvete u tmerrua.

Biografi i Gorbaçovit shkruan se pas takimit, ky i fundit teksa raportonte në Byronë Politike e cilësoi presidentin amerikan si primitiv dhe intelektualisht të dobët.

MësimiKur dy udhëheqës mbyllen brenda një dhome, mund të ndodhin gjëra të papritura. Gjasat që një ‘surprizë’ të dalë nga takimi në Sentosa rriten kur mendon se Shtëpia e Bardhë nuk ka qenë e pregatitur më parë. Përndryshe, në SHBA do të ishte mbajtur sëpaku një takim i nivelit të lartë qeveritar për ta pregatitur Trumpin para takimit me Kim./ javanews

 

Fraksion.com